Suplemente

   
  • You've just added this product to the cart:

    Brain Charge

    0 out of 5

    Brain Charge

    Brain Charge™ Advanced Cognitive Support

    Ka zgjedhje të mençura që mund të bëhen për të përmirësuar performancën mendore. Nëse flasim për shëndetin konjitiv, fuqizimin e kujtesës apo për nxitjen e trurit, Source Naturals Brain Charge® siguron një sërë ekstraktesh bimore dhe ushqyesish të mbështetur nga shkenca për të fuqizuar ruajtjen e funksioneve kognitive. Brain Charge™ mbështet funksionet dhe më të rëndësishme të trurit tuaj : njohjen dhe kujtesën. Hulumtimet paraprak mbi përbërësit në këtë formulë tregon se mund të ndihmojë edhe të mësuarit. Njohje më e lartë do të thotë shpejtësi optimale e përpunimit dhe qartësi mendore.Brain Charge™ eshtë formuluar për të pastruar “mjegullën e trurit” dhe për t'ju lejuar të funksiononi sa më mirë. Brain Charge™ i vjen në ndihmë një numri të madh të funksioneve dhe proceseve kryesore të trurit. Brain Charge™ përmban një sërë përbërësish të njohur për shëndetin e trurit dhe të bazuar nga studimet shkencore. Për shembull, gotu kola, që përdoret tradicionalisht në mjekësinë kineze dhe ayurvedike për të përmirësuar qartësinë mendore, përmirëson kujtesën dhe njohjen e shëndetshme tek të moshuarit. Studimi i tanishëm paraklinik ka demonstruar përfitimet e huperzinës A, vinpocetine, acetil-l-carnitine, dhe gotu kola mbi të nxënit(të mësuarit) dhe kujtesën. Në fakt, të gjithë përbërësit në Brain Charge™ janë të bazuar në kërkimet moderne. Këta përbërës ofrojnë përfitime për trurin duke i mbështetur funksionet e rëndësishme të tij. Coenzyme Q10 dhe acetyl-L-carnitine sigurojnë

  • You've just added this product to the cart:

    HYALURONIC JOINT PROTECT™

    0 out of 5

    HYALURONIC JOINT PROTECT™

    Çfarë mund të përfitojmë nga HYALURONIC JOINT PROTECT?
    HYALURONIC JOINT PROTECT kombinon përbërësit më të hulumtuar shkencërisht për artikulacione të shëndetshme: acid hialuronik, glukozaminë, kondroitinë, dhe MSM me Vit.D dhe CMO.
    Vitamina D
    Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e kalciumit dhe ruajtjen e niveleve të fosforit në gjak, dy faktorë që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbajtjen e eshtrave të shëndetshme. Cetil myristoleate (CMO) Cetil myristoleate (CMO) është një ester acidi yndyror me zinxhir të mesëm, i ngjashëm me Omega-9 që gjendet në kafshë të caktuara, kryesisht lopë, balena, por jo në njerëz. Ka veti të shumta biologjike: si një anti inflamator dhe qetësues i dhimbjeve, si një “lubrifikues” për eshtrat dhe muskujt, dhe si një modulator i sistemit imunitar.
    Pse mund të kemi besim tek ky produkt?
    Së bashku, këta përbërës të testuar në kohë dhe të mirë-hulumtuar nxisin fleksibilitetin (përkulshmërinë) e tendinave dhe ligamenteve, dhe lehtësojnë lëvizjen e artikulacioneve.

    Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta në ditë.
    Alergjia: Përmban ekstrakte butakësh (karkaleca dhe gaforre.

    Përbërës të tjerë ndihmës: acid stearik, celuloze mikrokristaline, fosfat dikalcik, kroskameloze natriumi, stearat magnezi, dioksid silikoni, veshje farmaceutike (Shellac, povidon.)
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të ngeleni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji, ose duke marrë rregullisht ndonjë bar si acetaminofen, varfarin ose heparinë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as nëse kapaku mbyllës i vulosur është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.

     

  • You've just added this product to the cart:

    MIGRAINE BLOCKER™

    0 out of 5

    MIGRAINE BLOCKER™

    MIGRAINE BLOCKER™
    Formulë homeopatike Bio-Aligned™
    Një Bio-Aligned Formula™ ku vetitë e përbërësve janë të harmonizuar me njëri-tjetrin dhe
    që trajton mjaft sisteme të trupit që kanë lidhje me migrenën.
    MIGRAINE BLOCKER™ është formulë homeopatike e sigurtë, që i jep qetësim të përkohshëm të dhimbjes së kokës shtypëse dhe pulsuese të shkaktuar nga migrena. MIGRAINE BLOCKER™ përdor doza shumë të vogla përbërësish natyralë që ofrojnë lehtësim të shpejtë nga simptomat e migrenës. Kjo Formulë trajton sistemet e shumta të trupit që lidhen me migrenën, ku përfshihet rregullimi hormonal, përgjigjia ndaj stresit, perceptimi
    ndijor, sinuset, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe sistemin nervor. Përbërësit aktivë: Chamomilla 4X, Bryonia alba 6X, Iris versicolor 6X, Juglans cinerea 6X, Pulsatilla nigircans 6X, Sanguinaria canadensis 6X, Natrum Muriaticum 10X, Magnesia Muriatica 10X, Phosphorus 10X, Silicea 10X, Zincum Metallicum 10X, Belladonna 12X, Gelsemium sempervirens 12X, Ignatia amara 12X, Scutellaria 12X.
    Përbërësit shtesë: laktozë dhe stearat magnezi.

    Përdorimi i sugjeruar: Për rezultate më të mira, të fillohet marrja e tabletave që në shenjat e para të simptomave. Tableta duhet të kafshohet pak dhe lejojeni që të shpërndahet në gojë. Të rriturit: 2 tableta në fillim, pastaj 1 tabletë çdo dy orë, sipas nevojës.
    Fëmijët: 6-12 vjeç, të përdorur gjysma e dozës për të rriturit. Për fëmijët nën moshën 6 vjeç, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Nuk duhet të tejkalohet doza prej 12 tabletash -në ditë

  • You've just added this product to the cart:

    Upshots®

    0 out of 5

    Upshots®

    Produkti i ri Upshots® Smoothie Mix-Ins e bëjnë të lehtë marrjen e këtij “smoothie” nga ju. Me dymbëdhjetë përbërës të fuqishëm për trurin, Brain Lift® me vetëm një lugë të vogël e kthen Smoothie-in (lëngun e frutave të grira) tuaj të përditshëm në një pije që fuqizon trurin. Përbërësit përfshijnë gotu kola, e cila tradicionalisht është përdorur për qartësi mendore, së bashku me kolinën për funksione konjitive të shëndetshme dhe çaj jeshil për kujtesën e punës dhe vigjilencën. Brain Lift® përzihet mirë me shijen e “smoothie” tuaj të preferuar. Ideale për mëngjesin kur jeni me nxitim, Brain Lift® ju jep fuqi të përforconi funksionet e trurit për t’ju ndihmuar që të përballoni streset e ditës.
    Përdorimi i sugjeruar: Në një blender, shtoni 1 lugë Brain Lift® në përbërësit tuaj të preferuar për të krijuar një “smoothie”. Përziejeni derisa të bëhet një konsistencë e njëtrajtshme.
    Shijojeni!
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, konservues, aromë ose
    ngjyrë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    NK-3 Immune®

    0 out of 5

    NK-3 Immune®

    Mbështet aktivitetin e qelizave vrasëse natyrale
    NK-3 Immune® me selenium ndihmon ne mirefunksionimin e shume proceseve imunologjike natyrale, duke aktivizuar punën e makrofagjeve, qelizave T, qelizave B dhe qelizave NK, vrasëse natyrale, “vija e parë e mbrojtjes” së organizmit. Stimulon prodhimin e lajmëtarëve kimikë që aktivizojnë reagimin natyral imunitar të trupit dhe gjithashtu ndikon në funksionimin e shëndetshëm të qarkullimit të gjakut. RBAC ™ është një markë tregtare e Daiwa Pharmaceutical Co., Ltd., Japoni. *

    Të dhënat e përbërësve për kapsulë
    Doza ditore: 4 kapsulaKarbohidrate total 1 g <1% Vitamina C (si acid askorbik) 66 mg 110% Kalcium 90 mg 9% RBAC ™ (kompleks arabinoxylane orizi) 1 g Sasia %SDR
    Përdorimi i sugjeruar: 4 kapsula tri herë në ditë për 4 javët e para.Pas 4 javësh, zvogëloni dozën në nivelin e mirëmbajtjes me 4 kapsula
    në ditë.
    Përbërës të tjerë: xhelatinë (kapsulë), fosfat kalciumi dibazik, silic
    30 Kapsula dhe stearat magnezi.

  • You've just added this product to the cart:

    Mushroom Immune Defense™

    0 out of 5

    Mushroom Immune Defense™

    Mbështetje e pashembullt imunitare
    Fokusimi në mbështetjen imunitare mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për gjithë jetën tuaj. Në qoftë se ju jeni të përkushtuar ndaj shëndetit të mirë, ju doni një formulë të fuqishme në dorën tuaj. Source Naturals me krenari ju vjen në ndihmë për të bashkuar forcat me një ushqyerje të shëndetshme me ushqime natyrale për t’ju sjellë një formulë fuqizuese të imunitetit me veprim të pashembullt: Mushroom Immune Defense™

    Përdorimi i sugjeruar: 1-2 tableta dy herë në ditë midis vakteve.
    Përbërësit e tjerë: acid stearik, celulozë mikrokristaline, silic, dhe gomë celuloze e modifikuar
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni
    me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon.
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, konservues, sheqer, niseshte, aromë ose ngjyrues artificialë.

  • You've just added this product to the cart:

    IP-6

    0 out of 5

    IP-6

    Inositol Hexaphosphate
    Ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës IP-6 (inositol heksafosfat), i njohur edhe si acidi fitik, është një përbërës i disa fibrave dietike, që gjendet sidomos në drithërat, bishtajoret dhe farat e pasura në acide yndyrore. Studimet paraklinike dhe in vitro tregojnë se IP-6 ndihmon në mbarëvajtjen e shëndetit dhe funksionimit të zorrës së trashë, gjirit dhe qelizave të prostatës.
    Source Naturals IP-6 nuk përmban përbërës të tjerë aktivë. Vetëm IP-6 në këtë formë ka treguar vazhdimisht rezultate pozitive në kërkimet e kryera.

    Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta në ditë. Për fuqizim të të gjithë sistemit të organizmit, merrini esëll. Për mbështetje të drejtpërdrejtë të zorrës së trashë, merrini vetëm para ushqimit ose me ushqimin.
    Përbërës të tjerë: celulozë mikrokristaline, acid stearik, gomë akacie, gomë celulozë e modifikuar dhe silic.
    Paralajmërime: Merrini tabletat me stomak bosh nëse jeni anemik. Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji ose merrni barna anti-anemike këshillohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon.
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, konservues, sheqer, niseshte,aromë ose ngjyrues artificialë.

  • You've just added this product to the cart:

    Wellness Children's Immune Chewable™

    0 out of 5

    Wellness Children’s Immune Chewable™

    Wellness Children’s Immune Chewable™
    Wellness Children’s Immune Chewable është një formulë e fuqishme krijuar për të nxitur mbrojtjen imunitare të organizmit të fëmijëve gjatë stinës së ftohtë. Një përzierje e fuqishme lëndësh ushqyese bimore ku përfshihen Echinacea, Sambucus, Astragalus, të mirënjohura për vetitë e tyre përforcuese të imunitetit, antioksiduese të fuqishme, Althea officinalis, qetësuese dhe lubrifikuese e fytit me mucilagje, ekstrakte kërpudhash të mirënjohura për veprimin e tyre mbi imunitetin, stimuluese të makrofageve, aktivizuese të limfociteve T & B, monociteve, qelizave të palcës kockore, qelizave vrasëse natyraledhe nxitëse të përhapjes dhe / ose prodhimit të antitrupave dhe citokinave. Përmban zink të nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të qelizave ndërmjetësuese të imunitetit jospecifik. Beta-glukanet & Transfer Factor Complex janë studiuar gjerësisht për veprimin e tyre mbështetës të imunitetit. Beta-glukanet një sheqer kompleks që lidhet tek faqet e receptorit në makrofagë dhe neutrofile, të cilat janë pjesë e linjës sëparë të sistemit mbrojtës.Transfer Factor Complex – faktori i transferimit është nxjerrë shkencërisht nga colostrum, (kulloshtra) dhe ka aftësi të transferojë përgjigjen imune nga një individ në tjetrin, në gjithë speciet. Ky faktor transferues është i pasur me imunoglobulina, faktorë të rritjes, proteina dhe enzima.

    Përdorimi i sugjeruar:
    Fëmijë: 4 – 8 vjeç 1 wafer dy herë në ditë. Fëmijë 9 -13 vjeç: 1 wafer tri herë në ditë.Fëmijë 14 vjeç e lart: 1 wafer katër herë në ditë.
    Për fëmijë nën 3 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.Të rritur: 2 wafer katër herë në ditë.
    Përbërësit e tjerë: fruktozë, shije natyrale mjedre, acid stearik, silic, aromë natyrale jamballi dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, po planifikoni të ngeleni shtatzënë ose ushqeni me gji fëmijën, keni ndonjë çrregullim të glukozës në gjak, apo merrni barna të dhëna me recetë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë, as në rast se kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.
    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban vezë, gluten, soje, grurë, kripë, konservues, as ngjyrues, shije ose aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    Kids' Vitamin D-3

    0 out of 5

    Kids’ Vitamin D-3

    Vitamina D-3 dhe fëmijët
    Source Naturals Kids ‘D3 Fast Melt është një zgjedhje e duhur Vitamine D për fëmijët për eshtra të shëndetshme. Ajo vjen në një shije të butë, të qershisë së zezë dhe pjeshkes në një tabletë të vogël që shkrihet shpejt në gojë. E krijuar gjithashtu pa ngjyrues apo aroma artificiale, dhe përdor manitolin si ëmbëlsues të saj kështu që nuk nxit shfaqjen e kariesit në dhëmbë. Kids ‘D3 Fast Melt ndihmon në forcimin e kockave të fëmijëve tuaj.

    Vitamina D-3 për shëndetin e kockave Ushqime shumë pak përmbajnë vitaminë D dhe sasia e vitaminës D të marrë nga ekspozimi i diellit mund të ndikohet nga ndryshimet sezonale dhe përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli. Shtojcat na vijnë në ndihmë për sigurimin e sasive adekuate. Formuluar posaçërisht për nevojat unike në vitaminë D të fëmijëve, Source Naturals Kids ‘D3 Fast Melt ™ jep 100 për qind të vlerës së përditshme të rekomanduar për të ndihmuar në ndërtimin e eshtrave të forta, duke favorizuar gjithashtu edhe shëndetin imun. D-3 është forma e vitaminës D e prodhuar përmes fotosintezës në lëkurë. D-3 nga D3 Fast Melt ™vjen në një tabletë me aromë natyrale qershie dhe pjeshke.
    Përdorimi i sugjeruar: Lejojeni tabletën të shkrihet në gojë, dhe më pas gëlltiteni. Fëmijët nga 4 vjeç -1 tabletë 1 deri në 2 herë në ditë. Për fëmijët deri në 3 vjeç konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.
    Alergjia: Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë apo grurë. Nuk përmban sheqer, kripë, konservues, ose ngjyrues apoaromë artificia

  • You've just added this product to the cart:

    Intestinal Biotic Support™

    0 out of 5

    Intestinal Biotic Support™

    Intestinal Biotic Support™ Source Naturals® Intestinal Biotic Support™, me Lactobacillus plantarum 299v, është një probiotik që ndihmon tretjen e shëndetshme për përmirësimin e cilësisë së jetës. Ky probiotik i hulumtuar mirë ka treguar në studimet klinike se siguron mbështetje të rëndësishme për shëndetin gastro-intestinal. Studimet sugjerojnë se probiotiku Lactobacillus plantarum 299v ,nxit një ekuilibër të shëndetshëm të baktereve të mira në zorrë, redukton diskomfortin e traktit tretës dhe ndjesine e fryrjes, si dhe ndihmon në jashtëqitjen e rregullt. Ky probiotik mbijeton veçanërisht në zorrë. Ngjitet në muret e zorrëve, dhe aty rikolonizohet për të rritur numrin e organizmave të gjallë të shëndetshëm. Source Naturals® Intestinal Biotic Support™, nuk kërkon kushte të veçanta në ngrirje, është rezistent ndaj acidit të stomakut, është vegan dhe nuk përmban qumësht.

    Ruajtja, jetëgjatësia Është më mirë të ruhet në një vend të ftohtë, të thatë. Flakoni i pa hapur, i ruajtur në temperaturë dhome për dy vjet, mund të përmbajë 10 miliardë probiotikë të gjallë, një dozë e vlerësuar klinikisht, duke e bërë këtë një probiotik jashtëzakonisht të fuqishëm. Nuk kërkon të mbahet në frigorifer po nëse mbahet, zgjat jetëgjatësinë dhe rrit numrin e probiotikëve aktivë për përfitime afatgjata.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë çdo ditë.
    Përbërësit e tjerë: niseshte patateje, hidroksipropilmetilcelulozë,(kapsula) uji i purifikuar dhe stearat magnezi.
    Paralajmërim: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji ose jeni me imunitet të dobët konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Përmban sojë.

  • You've just added this product to the cart:

    Berberine

    0 out of 5

    Berberine

    Berberina është një alkaloid që nxirret nga disa bimë indiane Berberis aristata, këto bimë që përmbajnë berberinë janë përdorur tradicionalisht në Indi dhe në Evropë për shekuj me radhë për të ndihmuar shëndetin në mënyra të ndryshme. Sot, berberina po ri-zbulohet si një mjet i fuqishëm që jo vetëm që ndihmon funksionet e traktit gastrointenstinal por edhe ndikon pozitivisht në sistemet e tjera të trupit duke përfshirë qarkullimin e gjakut.
    Source Naturals® Berberine siguron 500 mg hidroklorur berberine, një sasi e treguar nga studimet klinike që u vjen në ndihmë
    sistemeve të shumta në organizëm. Disa studime klinike sugjerojnë se berberina ndihmon tretjen dhe ndikon në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të glukozës në gjak (përthithjen e glukozës) dhe në nivele të shëndetshme të kolesterolit (aktivizimin e AMPK) në gjak brenda intervaleve normale.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë 1-2 herë në ditë gjatë vakteve.
    Përbërësit e tjerë:hidroksipropil metilcelulozë (kapsula), acid stearik dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji. Mos e përdorni atë as nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon.
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë.
    Alergjia: I përshtatshem edhe për vegjetarianët. Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, misër, sojë apo grurë. Nuk përmban sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues apo aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    Serrapeptase Whole Body™

    0 out of 5

    Serrapeptase Whole Body™

    Whole Body™ Systemic Vegetarian and Delayed Release Enzyme Serrapeptaza është një enzimë që prodhohet nga krimbi i mëndafshit. Tek njerëzit, serrapeptaza nxit rregullimin e përgjigjes inflamatore dhe nxit shëndetin kardiovaskular dhe arterial duke pastruar sistemin e qarkullimit të gjakut. Sot, kjo enzimë nxirret nga fermentimi bakterial dhe procesi nuk e përfshin fare krimbin e mëndafshit. Source Naturals Serrapep tase është një enzimë që favorizon tre prej sistemeve të thella metabolike të SystemiCareTM të konsideruara si kritike për shëndet optimal.

    Source Naturals ofron një sasi të fuqishme 60,000 UI për kapsulë.
    Përdorimi i rekomanduar: 2 kapsula dy herë në ditë sipas nevojës esëll, me të paktën një gotë ujë.
    Alergjia: Nuk përmban qumësht, maja, vezë, gluten, sojë apo grurë. Nuk përmban konservues, ngjyrues ose aromë artificiale.