Suplemente

   
  • You've just added this product to the cart:

    B-6

    0 out of 5

    B-6

    Mbështetja e sistemit imunitar VITAMIN B-6 është një lëndë ushqyese thelbësore, e nevojshme për metabolizmin e lipideve, karbohidrateve dhe proteinave. Ai lehtëson konvertimin e aminoacideve nga njëri në tjetrin sipas nevojës dhe është i nevojshëm për sintezën normale të hemoglobinës, si dhe për funksionin normal dhe rritjen e qelizave të kuqe të gjakut. VITAMIN B-6 favorizon sistemin e shëndetshëm imunitar dhe ndihmon riciklimin e homocisteinës në aminoacidin methionine, duke parandaluar kështu ndërtimin e padëshiruar të homocisteinës. Gjithashtu është e nevojshme për sintezën e neurotransmetuesve dhe për konvertimin e acideve yndyrore esenciale në prostaglandina (lajmëtarë kimikë).

    Tableta me çlirim të vonshëm ofron njëçlirim gradual të vit. B-6 gjatë një periudhetë zgjatur kohore për përthithje dhe asimilim të përmirësuar.

    Përbërës të tjerë: fosfat kalciumi dibazik, celulozë mikrokristaline, acid stearik, stearat magnezi dhe gomë celuloze e modifikuar

  • You've just added this product to the cart:

    Mega-kid™

    0 out of 5

    Mega-kid™

    Shtesa ushqimore gjithëpërfshirëse më e vlerësuar për fëmijët! Source Naturals është e angazhuar për të ndihmuar prindërit e shqetësuar për mirëqënien optimale të fëmijëve të tyre, duke përfshirë edhe kockat,dhëmbët, lëkurën e shëndetshme, mirëfunksionimin e trurit, zemrës, përgjigjen imune dhe shumë më tepër. Kështu që Source Naturals formuloi MEGA-KID™ me një spektër të gjerë prej 45 përbërësish të dobishëm, mëshumë se shumica e markave të tjera të mëdha!Të gjitha vitaminat dhe mineralet kryesore janë përfshirë. Vitaminë A vjen ekskluzivisht nga beta karoteni, duke e mbajtur MEGA-KID™ të gjithën vegjetariane dhe eliminuar çdo rrezikmbidoze, që mund të ndodhë me vitaminat A të tjera. MEGA-KID™ ofron aminoacidet të cilat janë zhdukur nga multivitaminat e fëmijëve, duke përfshirë taurinën,e cila mbështet funksionin e trurit, dhe lisinën për inde të shëndetshme lidhëse. Dhe Source Naturals përdor format superiore të ushqyesve për t’u shfrytëzuar nga trupi juaj. MEGA-KID™ ofron përbërës të veçantë ku përfshihen poleni i bletës, i përqendruar,i quajtur ” superushqim “, dhe Bifidobacterium longum Bifidus, probiotiku mbizotërues i florës së qumështit të gjirit. Përveç kësaj përzierjeje lëndësh ushqyese, MEGA-KID™ është formuluar edhe me pluhur karrotash, panxhari, bizelesh, spinaqi, brokoli, dhe lakre, gruri, elbi, Spiruline dhe fibra krundesh tërshëre. Dhe për t’i mbrojtur fëmijët nga dëmtimet e radikaleve të lira, janë shtuar dhe ekstrakte shege dhe boronice.

    Përdorimi i sugjeruar:1 vafer çdo ditë. Për fëmijët 2 deri në 4 vjeç, vaferat të ndahen në copëza sa një kafshatë. Nuk përdoret për fëmijë nën 2 vjeç.

    Paralajmërime: Produktet e bletës mund të shkaktojë një reaksion alergjik në disa njerëz. Të ndërpritet përdorimi nëse
    shfaqet ky reaksion. Përmban grurë dhe sojë. Nëse jeni shtatzënë, planifikoni të ngeleni shtatzënë, apo ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt.Mbidozimi aksidental me produkte të hekurit është shkak kryesor i helmimit fatal tek fëmijët nën 6 vjeç.

    Në rast mbidoze aksidentale, lajmëroni urgjencën menjëherë. Mos e përdorni produktin, as
    nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.

  • You've just added this product to the cart:

    Women's Life Force®

    0 out of 5

    Women’s Life Force®

    Multiple Dietary Supplement Source Naturals Life Force® Multiple është një formulë e avancuar shkencërisht Bio-Aligned®, bazuar në produktin e vlerësuar me çmim :Life Force® Multiple . Përbërësit e saj trajtojnë shqetësimet specifike të grave për shëndetin, duke përfshirë densitetin e kockave, forcën e venave, rehatinë menstruale, shëndetin e gjirit dhe më shumë. Krijuar për gratë e të gjitha moshave, Women Life Force® Multiple sjell përbërës ushqyes që ndikojnë në sistemet kryesore të trupit tuaj. Kur këto sisteme funksionojnë mirë, ju përjetoni energjinë e duhur tpër të plotësuar kërkesat e vazhdueshme të jetës suaj aktive.

    Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta 1-2 herë në ditë me vaktet. Ky produkt u dedikohet grave.

    Alergjia: Përmban sojë, dhe butak (karkaleca, gaforre, dhe karavidhe).

    Përbërësit e tjerë: acid stearik, gomë celuloze e modifikuar, silic, gomë akacie dhe stearat magnezi.

    Paralajmërime: Jo për përdorim nga burrat, ose ato që marrin ndonjë formë nitrati me recetë, siç është nitroglicerina. Nëse jeni shtatzënë, mund të jeni shtatzënë, ushqeni me gji, ose nëse jeni diabetike, keni çrregullim të koagulimit të gjakut ose rregullisht merrni barna si acetaminofen, warfarin ose heparinë, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

  • You've just added this product to the cart:

    Pro-VegaTein ™

    0 out of 5

    Pro-VegaTein ™

    Koncentrat proteinash Vegane Pro-VegaTein ™ është një proteinë bimore natyrale e nxjerrë nga bizelja (Pisum sativum) dhe orizi. Është një proteinë e plotë me të gjitha 20 aminoacidet. Me një raport të përzgjedhur shkencërisht i proteinave-shumë të biodisponueshme, lehtësisht të tretshme, i përqendruar dhe i përsosur për veganët dhe vegjetarianët ose për këdo që dëshiron një alternativë të shëndetshme ndaj produkteve të tjera proteinike. – Proteinë e plotë nga burime vegane – Kompleks i përqendruar bizele dhe orizi – Shumë i tretshëm, hipoallergenik – I duhuri për forcë muskulare – Pa qumësht, produkte shtazore dhe sojë – Pa gluten-free dhe jo-OMGJ – I lehtë për t’u përdorur – është e shkëlqyeshme për t’u përzier në smoothies, dhe plotëson sasinë e proteinave në gatime. Ka një shije neutrale dhe një tretshmëri të mirë.

    Përdorimi i sugjeruar: Dy lugë plot (rreth 18 g) çdo ditë. Përzihet me 6-8 ounces ujë, qumësht, lëng ose ndonjë pije tjetër të zgjedhur. Për rezultatet më të mira, pihet menjëherë. Gjithashtu mund të shtohet në ushqime të ndryshme për një shtim të proteinave.

    Paralajmërime:Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt

  • You've just added this product to the cart:

    Erythri-Sweet ™

    0 out of 5

    Erythri-Sweet ™

    Asnjë kalori, ëmbëlsues për të gjitha qëllimet Source Naturals Erythri-Sweet™ është një ëmbëlsues jo-OMGJ për të gjitha qëllimet dhe aë përmban zero kalori . Erythritol është një alkool-sheqer që gjendet natyrshëm në fruta dhe disa produkte të fermentuara, si vera, dhe është studiuar gjerësisht si një ëmbëltues me kalori të ulët. Mund të përdoret për të ëmbëlsuar ndonjë ushqim ose pije të preferuar, por është veçanërisht efektiv si një zëvendësues me cilësi të lartë i sheqerit në embelsira dhe është i qëndrueshëm gjatë pjekjes. Nuk shkakton dëmtimin e dhëmbëve dhe është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe i sigurt për kafshët shtëpiake.

  • You've just added this product to the cart:

    Pea Protein Power ™

    0 out of 5

    Pea Protein Power ™

    Shumë e tretshme, Jo OMGJ Proteina e bizeles është natyrisht pa Gluten Pea Protein Power ™ është një proteinë bimore natyrale e nxjerrë nga bizelja (Pisum sativum). Ky është një burim i proteinave shumë i tretshëm, mjaft i përqendruar në proteina, i përsosur për veganët dhe vegjetarianët, ose për këdo që dëshiron një alternativë të shëndetshme ndaj produkteve të tjera të proteinave. E lehtë për t'u përdorur është e shkëlqyer për t'u përzier në smoothies, mund të përdoret për të plotësuar sasinë e proteinave në ushqime të tjera. Ka një shije neutrale dhe një tretshmëri të mirë. -Pluhur i koncentruar me 78% proteina -Jo-OMGJ -Plotëson burimet e proteinave të grurit -Përshtatshëm për përdorim të përditshëm – Nuk shkakton fryrje Prodhuar duke përdorur një procedurë izolimi me bazë uji, pa kimikate, me temperatura të ulëta përpunimi.

    Përdorimi i sugjeruar: Dy lugë plot (rreth18 g) 1 deri në 3 herë në ditë. Përzihetpër shije me pijen tuaj të zgjedhur, oseshtohet në çdo ushqim për të rritur përmbajtjen në proteina.
    Paralajmërime:Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqenime gji. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë apo grurë, sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues ose aromë artificiale

  • You've just added this product to the cart:

    True Whey™

    0 out of 5

    True Whey™

    Premium Protein Powder Source Naturals TRUE WHEY janë proteina të nxjerra nga hirra e qumështit, e cila nuk ka kaluar nëpër procese denaturimi ose ti jetë nënshtruar nxehtësisë së lartë, duke mbrojtur imunoglobulinat, aminoacidet dhe proteinat e rëndësishme që humbasin zakonisht nga këto procese. Source Naturals TRUE WHEY është prodhuar nga qumeshti i lopëve “ te kënaqura” , të rritura pa hormone, pa OMGJ, që ushqehen në kullota pa pesticide.

    Përdorimi i sugjeruar: Përzieni një lugë (11 g) në pijen tuaj të preferuar të ftohtë. Shtoni akull, fruta ose kos për një smoothie të shijshme.
    Alergjia: Përmban qumësht.Nuk përmban maja, vezë, gluten, misër, sojë apo grurë. Nuk përmban niseshte, konservues,ngjyrues ose aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    Wellness Immune Chewable ™

    0 out of 5

    Wellness Immune Chewable ™

    Wellness Immune Chewable ™ është një formulë e fuqishme e krijuarpër të mobilizuar mbrojtje imune gjatë sezonit të motit të ftohtë. Një përzierje e fuqishme lëndësh ushqyese bimore ku përfshihen Echinacea, Sambucus, Astragalus, të mirënjohura për vetitë e tyre përforcuese të imunitetit, antioksiduese të fuqishme, Althea officinalis, qetësuese dhe lubrifikuese e fytit me mucilagje, ekstrakte kërpudhash të mirënjohura për veprimin e tyre mbi imunitetin, stimuluese të makrofageve, aktivizuese të limfociteve T & B, monociteve, qelizave të palcës kockore, dhe qelizave vrasëse natyrore, dhe nxitëse të përhapjes dhe / ose prodhimit të antitrupave dhe citokineve. Përmban zink të nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të qelizave ndër-mjetësuese të imunitetit jospecifik. Beta-glukanet & Transfer Factor Complex janë studiuar gjerësisht për veprimin e tyre mbështetës të imunitetit. Beta-glukanet një sheqer kompleks që lidhet tek faqet e receptorit në makrofagë dhe neutrofile, të cilat janë pjesë e linjës së parë të sistemit mbrojtës. Transfer Factor Complex – faktori i transferimit është nxjerrë shkencërisht nga colostrum, (kulloshtra) dhe ka aftësi të transferojë përgjigjen imune nga një individ në tjetër, në gjithë speciet. Ky faktor transferues është i pasur me imunoglobulina, faktorë tërritjes, proteina dhe enzima.

    Përdorimi i sugjeruar: Të rritur: 2 wafer katër herë në ditë. Fëmijë: 4 – 8 vjeç 1 wafer dy herë në ditë. Fëmijë: 9 -13 vjeç1 wafer tri herë në ditë. Fëmijët: 14 vjeç e lart 1 wafer katër herë në ditë. Për fëmijë nën 3 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Përbërësit e tjerë: fruktoza, shije natyrale mjedre, acid stearik, silic aromë natyrale jamballi dhe stearat magnezi.

    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji, keni ndonjë çrregullim të glukozës në gjak ose merrni ndonjë bar me recetë, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban vezë, gluten, sojë, grurë, kripë, konservues, as ngjyrues apo aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    Colostrum

    0 out of 5

    Colostrum

    Përmban 30% imunoglobulina Kolostrum është “qumështi” i parë i dhënë viçit të porsalindur nga nëna e tij dhe përmban proteina duke përfshirë imunoglobulinat ose antitrupat që nuk mund të jenë të pranishme në qumështin e zakonshëm. Kolostrum (kulloshtra) normalisht sekretohet vetëm në 48-72 orët e para pas lindjes. Source Naturals Colostrum është kulloshtër e vërtetë gjedhit (jo hirrë djathi), i mbledhur brenda 12 orëve të para të prodhimit. Pastaj standardizohet, kështu që proteinat e imunoglobulinës përbëjnë 30% të produktit të përfunduar. Shënim: Nuk përmban asnjë hormon të rritjes së gjedhit.

    Source Naturals sjell Colostrum në 2 forma: Colostrum capsule – 30 kapsula dhe Colostrum powder – 2 Oz ose 56.7 gr
    Përdorimi i sugjeruar: Si një shtojcë dietike, merret 1 kapsulë çdo ditë në stomak bosh

    Përdorimi i sugjeruar: 1/2 deri në 1 lugë çaji çdo dië në stomak bosh, të përzier në ujë ose lëng sipas dëshirës.
    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban maja, vezë, gluten,misër, soje apo grurë. Nuk përmban sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues ose aromë artificiale.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji ose jeni alergjik ndaj qumështit të lopës, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

  • You've just added this product to the cart:

    WELLNESS COLD &FLU™

    0 out of 5

    WELLNESS COLD &FLU™

    Nëse përballemi me ftohjen dhe gripin gjatë dimrit, ka një mënyrë të shpejtë natyrale dhe mjekësore për ta parandaluar. WELLNESS COLD &FLU™ është një “Bio-Aligned Formula” e cila stimulon mekanizmat mbrojtës natyralë të organizmit tonë duke shfrytëzuar përbërës të veçantë në sasi minimale për të qetësuar dhimbjet e muskujve, të dridhurat, ethet, dhimbjet e kokës, kollën, kongjestionin e sinuseve, teshtitjet,dhimbjet e fytit dhe bllokimet në kraharor që mund të shoqërojnë një të ftohtë, rrufë apo grip.Në të gjenden 10 përbërës homeopatikë të cilët mbrojnë sistemin imunitar nga gripi dhe ftohja.

    Përdorimi i sugjeruar:Të rritur: 1 tabletë çdo 2 deri në 4 orë, derisa simptomat të përmirësohen, pastaj sipas nevojës. Për rezultate optimale, rekomandohet një maksimum prej 6 dozash në ditë. Fëmijë me moshë 2 deri në 12 vjeç: – 1/2 e dozës së të rriturve. Fëmijët nën moshën 2 vjeçare: duhet të konsultoheni me mjekun. Përbërësit e tjerë : laktozë dhe stearat magnezi.

  • You've just added this product to the cart:

    Allercetin™ Allergy & Sinus

    0 out of 5

    Allercetin™ Allergy & Sinus

    Formulë homeopatike Allercetin™ Allergy & Sinus është një Formula Bio-Aligned që përdor trajtimet homeopatike për trajtimin e alergjive. Allercetin fuqizon dhe ndihmon sistemet e shumta të organizmit, të përfshira në rhinite, rhinofaringite si: sistemin e frymëmarrjes, sinuset, mukozën, frenimin e histaminës, desensitizimin imunitar dhe energjinë qelizore. Përdorimi i sugjeruar: Tableta mbahet në gojë derisa shkrihet. Të rriturit, 1 tabletë çdo 2 deri në 4 orë, derisa simptomat të përmirësohen. Pastaj, vetëm nëse është e nevojshme për të ruajtur mirëqenien tuaj. Për rezultate optimale, rekomandohet maksimumi 6 tableta në ditë. Fëmijët nga 2 deri në 12 vjeç, 1-3 tableta në ditë. Për fëmijët nën moshën 2 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Përbërësit e tjerë: Laktozë dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Mos e merrni këtë produkt për dhimbje koke për më shumë se 7 ditë për të rritur dhe 5 ditë për fëmijë. Nëse simptomat vazhdojnë të përkeqësohen ose shoqërohen me temperaturë të lartë ose nëse ndodhin simptoma të reja, konsultohuni me mjekun, sepse këto mund të jenë shenja të një gjendjeje më të rëndë. Ashtu si me çdo bar tjetër, nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, kërkoni këshillën e mjekut para se të përdorni këtë produkt. Mbajeni larg fëmijëve.

     

  • You've just added this product to the cart:

    Meno-7 ™

    0 out of 5

    Meno-7 ™

    Multi-vitaminë për menopauzë të qetë Source Naturals Meno-7 ™ siguron sjell një shtesë ushqimore të mbështetur nga kërkimet shkencore mbi shtatë simptoma të lidhura me menopauzën: afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, tharje vaginale, pagjumësi të rastësishme, lodhje, parehati të përkohshme si dhe luhatje të humorit. Përbërësi i saj kryesor, EstroG-100®, është një përzierje e patentuar natyrale e vërtetuar nga një studim klinik për të ofruar lehtësim të rëndësishëm për simptoma të shumta të menopauzës. EstroG-100® përmban Angelica Koreane, e cila është përdorur për shekuj me radhë për përfitimet e saj mbi shëndetin e femrës.Source Naturals Meno-7 ™ nuk përmban sojë dhe është e përshtatshme për vegjetarianet.

    Përdorimi i sugjeruar: 2 kapsula vegjetariane në ditë, mundësisht në doza të ndara.
    Përbërësit e tjerë: maltodekstrinë, hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë), silic dhe stearat magnezi